Kryemadhi koalicion me Topallin? Basha i shmanget pyetjes: Nuk përgjigjem, ne kemi platformën tonë

Shqipëria

Kryemadhi koalicion me Topallin? Basha i shmanget pyetjes: Nuk përgjigjem, ne kemi platformën tonë

Më: 31 tetor 2020 Në ora: 14:07
Lulzim Basha

Basha i është shmangur pyetjes për paralajmërimin e Kryemadhit për koalcion me Topallin, teksa ka thënë që këtë pyetja tia drejtojnë vetë aleatëve. I pyetur mbi fillimin e takimeve me aleatët, sikurse po bën mazhoranca, Basha nuk preferoi që të komentojë. Ai tha se prej dy vitesh PD ndodhet në terren që shpalos platformën e saj në komunikim me qytetrët. Ai thotë se programi i tyre ka shpalosur zgjidhje për papunësinë.

“Komentet për aleatët drejtojani aleatëve ndërsa PD ka 2 vite në terren që shpalos platformën e saj. Ndryshe nga i mori vesh dhe nga i kopjoi Rama propozimet tona për heqjen e taksave për taksën 9 përqind. Ju e dini se prej vjeshtës së vitit 2018 PD është në terren. Programi ynë ekonomik ka shpalosur zgjidhje për papunësinë e varfërinë. Vazhdojnë të jenë pjesë e përditshmërisë tonë. Janë ata kilometra pas nesh. PD përmes një dialogu me qytetarët ka prekur problemet e vërteta dhe u ka dhënë zgjidhje realiste” – tha Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat