241 raste të reja me Covid-19! Humbin jetën 7 pacientë

Shqipëria

241 raste të reja me Covid-19! Humbin jetën 7 pacientë

Më: 31 tetor 2020 Në ora: 16:24
Foto ilustrim

Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 241 raste të reja me koronavirus nga 1260 testime të kryera në total. 7 pacientë të cilët merrnin trajtim mjekësor në dy spitalet Covid, kanë humbur jetën duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 509. Ndërsa e kanë fituar betejën me këtë sëmundje 92 qytetarë. Aktualisht në këto dy spitale po marrin trajtim mjekësor 301 pacientë, ndërsa numri i të shëruarve që prej fillimit të pandemisë ka shkuar në 11,189.

COVID-19 – Statistika (31 Tetor 2020)
Raste të reja ditore 241
Të shëruar ne 24 orë 92
Të shtruar në spitale 301
Humbje jete në 24 orë 7
Testime ditore 1260

Testime totale 125,220
Raste pozitive 20,875
Raste të shëruara 11,189
Raste Aktive 9,177
Humbje jete 509

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat