Banorët e Laçit kërkojnë rrafshimin e 2 uzinave të shkatërruara: Njerëzit po vdesin duke grabitur skrap

Shqipëria

Banorët e Laçit kërkojnë rrafshimin e 2 uzinave të shkatërruara: Njerëzit po vdesin duke grabitur skrap

Më: 31 tetor 2020 Në ora: 17:55
Foto

Teksa lë pas qytetin e Laçit pranë fshatit Shullaz të kap syri këta oxhakë dhe gërmadha. Janë dëshmia e vetme se dikur në këtë zonë ka pasur dy uzina ajo bakrit dhe superfosfatit. Në to punësoheshin qindra qytetarë të Laçit dhe zonave përreth. Kur papunësia në vendi tonë është në nivele të larta, banorët prej skamjes teksa kanë hyrë për të grabitur kanë gjetur dhe vdekje.

“Djali i kunatit më ka vdekur këtu 50 vjec dhe djali I tij para 5 vjetësh shkoi të merrte skrap. Kanë vdekur tre-katër vetë. Kanë shkuar të marrin tulla hipën lart dhe zbritën poshtë”.

Ata kërkojnë që të rrafshohen pasi do ketë sërish viktima. “Të marrë një firmë ta pastrojë që mos ketë më viktima. Se s’kanë ku shkojnë njerëzit s’kanë bukë do shkojnë për skrap”

Banorët që kanë punuar ndjen keqardhje se si degraduan këto fabrika. Po të ishin mirëmbajtur fëmijët e tyre nuk do ishin pa punë. “Më vjen keq kam djalin 56 vjeç kërkon punë”.

Degradimi i këtyre fabrikave nis para 20 vitesh dhe në vitin 1997 u mor vendim që ato të mbaheshin në konservim ose thënë ndryshe në ruajtje deri në një moment të dytë që të rinisnin aktivitetin. Këto fabrika jo vetëm që nuk u rihapën po as nuk mbrohen më nga institucionet shtetërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat