Salianji: Kodi Zgjedhor nuk dëmton PD-në

Shqipëria

Salianji: Kodi Zgjedhor nuk dëmton PD-në

Më: 31 tetor 2020 Në ora: 18:01
Ervin Salianji

“Kodi i ri zgjedhor, i cili u miratua në mënyrë të njëanshme nga mazhoranca nuk e dëmton Partinë Demokratike”. Kështu është shprehur ish-deputeti i PD, Ervin Salianji në “Kjo Javë” në News24.

Sipas Salianjit më të rriskuar nga ky kod janë Edi Rama, partitë e reja dhe Shqipëria europiane.

Salianji u shpreh i bindur se opozita do t’i fitojë zgjedhjet dhe askush nuk mund ta ndalë rotacionin politik.

“Në këtë situatë e rriskuar është Shqipëria, Rama dhe partitë e reja politike që tentojnë të hyjnë në skenën politikë shqiptare. Nuk ka frymë, nuk ka qëndrim të Ramës apo njerëzve të tij që të ndalë rotacionin politik. Ai është një vendimmarrje që dëmton perspektivën evropianë të Shqipërisë dhe demokracinë në Shqipëri. Për opozitën kjo është një zhvendosje vëmendje dhe një tradhti, zhvendosje e Ramës nga marrëveshja e 5 qershorit, ku në prani të ndërkombëtarëve u zotua për disa premtime që nuk i mbajti

I gjitha faktori opozitar do të hyjë në zgjidhje sipas kodit të ri zgjedhor. PD bashkë me aleatet do të marrë të gjitha masat për të arritur në një konkluzion sesi maksimalizohet më shumë vota. I gjitha faktori politik është nga njëri krah dhe nga krahu tjetër është Rama i vetmuar. Shqetësuese është periudha derisa të vijë ndryshimi.

Vetë qëndrimet e Ramës tregojnë se ai është i shteruar, pa ide dhe pa bilanc. Rama sot nuk ka një bilanc, sepse po të kishte nuk do merrej gjithë kohës me PD”, tha Salianji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat