Vokshi: Shqipëria e fundit në Europë për testimet

Shqipëria

Vokshi: Shqipëria e fundit në Europë për testimet

Më: 31 tetor 2020 Në ora: 22:03
Albana Vokshi

Partia Demokratike thotë se qeveria ka dëshmuar me pandeminë. Ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi thotë Shqipëria është e fundit në Europë për testimet, ndërsa Rama sulmon opozitën pse kërkon sigurinë e shqiptarëve.

Teksa ka publikuar edhe një video, Vokshi shkruan: “Dështimi i Edi Ramës me pandeminë nuk mund të mbulohet me sulme banale politike ndaj opozitës.

Partia Demokratike është bërë zëri i qytetarëve, që nuk gjejnë asnjë mbështetje nga qeveria. Kemi që në mars që i kërkojmë Edi Ramës të rrisë testimet.

Përgjigja e tij është sulmi politik në vend të blerjes së tamponëve.

Kjo politikë skandaloze e Edi Ramës është arsyeja kryesore pse Shqipëria është e fundit në Europë për testimet, pse numri i vdekjeve është rritur, pse situata ka dalë jashtë kontrollit dhe pse rrezikojmë të mbyllemi sërish”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat