Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, përplasja e 2 automjeteve shkakton 2 të plagosur

Shqipëria

Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, përplasja e 2 automjeteve shkakton 2 të plagosur

Më: 31 tetor 2020 Në ora: 23:17
Foto ilustrim

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.

Policia komunikon për noa.al, se aksidenti ndodhi në fshatin Balldre.

Një automjet tip "Renault" me drejtues shtetasin S.Q., banues në Mal të Zi është përplasur me mjetin tip"Peogeot" me drejtues shtetasin E.V.,banues në Milot.

Si pasojë e përplasjes kanë marrë dëmtime shtetasit N.V.,dhe A.V., të cilët janë transportuar në spitalin Rajonal Lezhë, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhët në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat