Dy mësuese dhe një inspektor Policie rezultojnë pozitiv me COVID-19 në qarkun e Beratit

Shqipëria

Dy mësuese dhe një inspektor Policie rezultojnë pozitiv me COVID-19 në qarkun e Beratit

Më: 1 nëntor 2020 Në ora: 00:08
Foto ilustrim

12 rastet e konfirmuara me koronavirus sot në qarkun e Beratit janë kontakte të personave të cilët kanë rezultuar pozitivë më herët.

Burime bëjnë me dije për abcnews.al se në Urën Vajgurore janë konfirmuar pozitive 2 mësuese, njëra prej të cilëve në në një shkollë 9-vjeçare në qytet, ndërsa tjetra në fshatin Kutalli.

Pozitiv ka rezultuar edhe një inspektor i krimeve në Komisariatin e Policisë në Urën Vajgurore.

Berat numëron 278 raste aktive me Covid-19 që vijojnë betejën me koronavirusin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat