A do të mbyllen ato sërish? ISHP: Baret dhe urbanët, vatrat e përhapjes së Covid-19

Shqipëria

A do të mbyllen ato sërish? ISHP: Baret dhe urbanët, vatrat e përhapjes së Covid-19

Më: 2 nëntor 2020 Në ora: 19:39
Foto ilustrim

Pritet që masat shtrënguese për baret dhe restorantet, në zonën e njohur si ish-bllok të zgjerohen edhe në pjesë të tjera të kryeqytetit, ndoshta në të gjithë vendit. Po ashtu edhe për transportin publik, në vend.

Gjithçka do të jetë në varësi të situatës epidiomoligjisë në vendin tonë.

Specialistët e Institutit të Shëndetit Publik apelojnë që qytetarët, ashtu si dhe drejtuesit e bizneseve të jenë të ndërgjegjshëm për respektimin e rregullave bazë të frenimit të transmetimit të virusit, pasi është e pamundur që të gjithë të monitohen me anë të inspektorëve apo të mbahen nën kontroll me anë të gjobave.

“Baret dhe restorantet në kryeqytet konsiderohen si vatra të përhapjes se koronavirusit, për shkak të mos respektimit të distancave nga një tavolinë tek tjetra. Kjo ka bërë që Komiteti i Ekspertëve të marrë në shqyrtim vendimin për kufizimin e orareve të këtyre subjekteve…”

Gjatë qëndrimit në bare maska nuk është detyrim, por distanca po.

“Nëse nuk respektohet distanca atëherë janë të riskuar”.

“Shërbimi urban është një tjetër pikë kritike në kryeqytet sa i takon përhapjes se koronavirusit. Në orare të caktuar autobusët janë të tejmbushur me pasagjerë. Një pjesë e mirë nuk i mbajnë maskat dhe ata që i mbajnë, i mbajnë në mënyrë jo korrekte, duke u bërë kështu faktor risku për infektim dhe përhapje të koronavirusit”.

“Është thënë që urbanët kanë dhe ato risk transmetimi. Ata që nuk mbajnë maska duhet të mbajnë maska, ndërsa për rregullat e tjera, personat që janë përgjegjës duhet të respektojnë protokollet”.

Ka qenë ky konstatimi i ISHP, ndërsa nuk ka ende një masë për mbylljen e tyre.

Por nëse do të ketë rritje të numrit të të infektuarve, nuk përjashtohet mundësia që baret e restoratet të mbyllen sërish, ndoshta edhe pjesërisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat