Gjyqi për kufirin detar me Greqinë, shoqëria civile kërkon referendum: Politika nuk ka këllqe për një peshë të tillë

Shqipëria

Gjyqi për kufirin detar me Greqinë, shoqëria civile kërkon referendum: Politika nuk ka këllqe për një peshë të tillë

Më: 4 nëntor 2020 Në ora: 16:39
Sazan Guri

Shoqëria civile do ti dorëzojë Presidentit, Parlamentit dhe Kryeministrit një kërkesë për referendum në lidhje çështjen e kufirit detar me Greqinë.

Ambjentalisti, Sazan Guri, moderoi një konferencë me ekspertë të fushës në Tiranë, të cilët u shprehën se Shqipëria nuk është e përgatirur për tu përballur me Greqinë në Gjykatën e Strasburgut.

Specialistë të fushës dhe ish-drejtues të Forcës Detare thanë se në negociatat me Greqinë është lënë në harresë kujtesa historike.

Sazan Guri: Do të prodhojmë në një nivel rezolute për t’iu drejtuar më pas presidentit, kryeministrit, kuvendit, opozitës dhe vetë popullit për mundësinë e të shprehurit për këtë çështje me referendum specifik, vota e të cilit do të quhet votë sovrani për aq kohë se asnjë nga klasa politike nuk ka këllqe ose janë shumë të vegjël për të mbajtur përgjegjësi kaq të mëdha.

“Kemi kërkuar bashkëpunime të ndryshme me Akademinë e Shkencave por ajo vuan të njëjtën sëmundje bunkerizuese si shteti. Kemi bërë kontakte me gjithë spektrin teknik që nga kuadri juridik deri te ai topografik duke përfshirë brenda historikun, konstatojmë se palët janë goxha të interesuara për të arritur një konkluzion që ne të mos nxitohemi për të shkuar në Hagë sepse jemi të papërgatitur. Ky grup ka aftësi teknike dhe profesionale të pafundme që mund të krijojnë një grup kaq serioz sa mund të debatojë me palën greke në mënyrë shkencore dhe historike”.

“Një nga dështimet më të mëdha që të dy qeveritë tona dështuan në përcaktimin e një marrëveshje të saktë me Greqinë për mua ka qenë mosrespektimi i memories shtetërore. Çdo gjë ka filluar pas ’90, nuk është kështu, shteti ka funksionuar. Më mohoet e drejta për të parë hartat e mia.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat