Vendosën 2.8 kg tritol në banesën e Talo Çelës, ja detaji që mund të tradhëtojë autorët

Shqipëria

Vendosën 2.8 kg tritol në banesën e Talo Çelës, ja detaji që mund të tradhëtojë autorët

Më: 5 nëntor 2020 Në ora: 16:57
Talo Çela

Janë zbardhur detaje të reja nga shpërthimi që ndodhi mëngjesin e sotëm në banesën e Talo Çelës, një nga të shumëkërkuarit për ngjarjet kriminale në Elbasan.

Burime pranë grupit hetimor thanë për mediat se në murin rrethues të banesës janë gjetur 2.8 kg material eksploziv tritol i paplasur.

Materiali ishte mbështjellë me një qese por nuk shpërtheu pasi fitili ishte fikur.

Ky moment nuk është vënë re nga autorët.

Grupi hetimor kanë marrë në cilësinë e provës materialin e pashpërthyer me qëllimin gjetjen e gjurmëve të gishtërinjve.

Edhe pse banesa e Talo Çelës është e monitoruar me kamera sigurie, grupi hetimor nuk ka mundur të pikasë autorët.

Policia ndërkohë ka bërë sekuestrimin e kamerave të sigurisë.

Dyshimet janë se në vendin e ngjarjes kanë qenë dy persona.

Njëri që vendosi tritolin dhe një tjetër që e priste në makinë.

Ndërkohë që një makinë e dyshimtë është vënë re të ketë kaluar dy herë para shtëpisë së Talo Çelës, në momentin që është vendosur tritoli.

Edhe pse për shkak të errësirës është e vështirë për tu identifikuar automjeti, policia dyshon se në këtë ngjarje është përdorur një makinë ‘Renault’ ose Citroen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat