Eksperti i arsimit: Ja si zyra vendore arsimore reklamon takimet e Rilindjes në faqen e saj

Shqipëria

Eksperti i arsimit: Ja si zyra vendore arsimore reklamon takimet e Rilindjes në faqen e saj

Më: 5 nëntor 2020 Në ora: 19:12
Ndriçim Mehmeti,

Eksperti i Arsimit pranë Partisë Demokratike, Ndriçim Mehmeti, ka ofruar një shembull konkret se si Partia Socialiste përdor drejtoritë arsimore për propagandë elektorale.

Rasti më i freskët është ai i Zyrës Vendore Arsimore ne Librazhd që është kthyer jashtë misionit të saj në faqe të Partisë Socialiste, duke reklamuar takimet elektorale, si në shembullin konkret Asamblenë Socialiste në  Njësinë nr 10 në Tiranë.

‘Ja dhe një shembull i politizimit të thellë të arsimit nën udhëheqjen e Rilindjes.

Faqja zyrtare e Zyrës Vendore Arsimore Librazhd i bënë jehonë takimit të Asamblesë Socialiste në Njesinë Nr. 10, Tiranë. Kjo është fytyra e vërtetë e arsimit parauniversitar nën udhëheqjen e Rilindjes. Punonjësit vendor arsimore, urdhërohen të shpërndajnë çdo aktivitet politik të shumicës, duke kthyer administratën qëndrore e vendore të arsimit, në një celulë partiake në shërbim të propagandës bajate të qeverisë. Është koha për të flakur tutje këtë model qeverisje.

Nesër në qeveri opozita do ti jap vendit arsimin që meriton, jashtë ndikimit politik, duke ju dhënë hapësirë profesionistëve që e meritojnë.’-shkruan Mehmeti

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat