Lufta me koronavirusin/ BE i dhuron Shqipërisë 30 respiratorë, do vendosen në spitalin “COVID 3″

Shqipëria

Lufta me koronavirusin/ BE i dhuron Shqipërisë 30 respiratorë, do vendosen në spitalin “COVID 3″

Më: 6 nëntor 2020 Në ora: 13:28
Luigi Soreca

Ditën e sotme kanë  mbërritur 30 respiratorë nga BE-ja në vëndin tonë .Ambasadori i BE-së në vendin tonë, Luigi Soreca i dorëzoi vëndit tonë respiratorët që do të përdoren në betejën kundër koronavirusit dhe që do të vendosen ne spitalin “Covid 3”.

Kjo është ndihma e 6-të e BE-së për Shqipërinë gjatë pandemisë. Soreka në shtator dorëzoi për spitalin infektiv 20 respiratorë fiks.

Soreca tha se me rastet në rritje të të prekurve me COVID, personeli mjekësor ndihet nën presion. Po ashtu ai shtoi se ky do të jetë një vit i vështirë, ndërsa java e ardhshme pritet të ketë shtim të rasteve të reja në Shqipëri.

“Kjo është pjesa e 6 e ndihmës për Shqipërinë për të fituar betejën kundër COVID-19. Kjo është një luftë me një përpjekje mbrëslënëse që shohim nga personeli mjekësor. Me shifra në rritje. Kapacitetet janë shtuar dhe personeli shëndetësor është nën presion. Dua të falenderoj mjekët dhe infermierët, epidemiologët, punonjësit e ISHP. Dua t’i falënderoj dhe jemi krenarë që ne BE kemi mundësinë që ju kemi ndihmuar prej fillimit. Ne duam që të falënderojmë personelin mjekësor me gjithçka që ka bërë. BE e ka mbështetur me 50 mln euro, si me respiratorë të lëvizshëm. 46 mln euro janë akorduar për të ulur ndikimin e krizës. Qasja e BE ka qenë që të reagojë dhe t’i përgjigjet nevojave të qytetarëve dhe për të ndihmuar. Do kemi një dimër që do të jetë i vështirë. Në javët në vijim do shkojmë shpeshtësi të rasteve.”, tha Soreca.

BE -ja dhuroi në fillim të pandemisë 50 milionë euro, ku 4 milionë euro ishin pajisje shëndetësore, 11 milionë euro ishin mjete për mbrojtjen sociale dhe 35 milionë euro shkuan për rimëkëmbjen ekonomike.

Këto ndihma janë pjesë e paketës që Bashkimi Europian ka premtuar për Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Një pjesë e pajisjeve spitalore, si autoambulanca, ventilatorë të lëvizshëm dhe njësi të specializuara mjekësore për trajtimin e rasteve të rënda me koronavirus, u shpërndanë në qershor 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat