“Unë o e vras, o vdes. Le ta provojë të më heqë mbiemrin”, 34-vjeçari rrëfen dramën me gruan dhe vëllezërit e saj

Shqipëria

“Unë o e vras, o vdes. Le ta provojë të më heqë mbiemrin”, 34-vjeçari rrëfen dramën me gruan dhe vëllezërit e saj

Më: 6 nëntor 2020 Në ora: 15:01
Jonild Muçi

Divorci është një traumë për familjen ku pasojat më të mëdha bien mbi fëmijët. Por në familjen Muçi nga Thumana këto pasoja janë edhe më të mëdha. Dëmtimet tashmë nuk janë vetëm emocionale e sociale por kanë marrë përmasa edhe më serioze duke u shndërruar në vepra penale siç është tentative e vrasjes apo braktisja e fëmijëve.

Pjesë e emisionit “Me zemër të hapur” ishte sot 34-vjeçari Jonild Muçi, i cili ka rreth 3 vjet që përpiqet të mbyllë një histori që lindi si një dashuri në bankat e shkollës dhe po mbyllet në mënyrën më të keqe të mundshme, ku pasojat bien dhe mbi 3 fëmijët e tyre.

Pak ditë më parë mediat greke shkruan për një sherr me sende të forta dhe thikë në Mikonos të Greqisë ku 2 persona ende të pa identifikuar kanë sulmuar një çift shqiptar duke i shkaktuar dëmtime serioze.

Jonildi tregon se ai dhe bashkëjetuesja e tij janë sulmuar me thikë dhe shkop bejsbolli nga dy vëllezërit e ish-bashkëshortes të cilët e kërcënojnë me vdekje nëse nuk pranon të dorëzojë pronën tek motra e tyre.

Prej 3 vitesh Jonildi endet dyerve të gjykatës për të zgjidhur këtë martesë dhe për të sistemuar 3 fëmijët e tij.

2 prej fëmijëve me konsensusin e nënës jetojnë me të atin azilant në Greqi ndërsa fëmija i tretë, sipas 34-vjeçarit përdoret si shantazh nga nëna dhe është dorëzuar në një qendër për të miturit në Durrës.

Në emisionin “Me zemër të hapur” u publikuan dy audio, ku dëgjohej ish-bashkëshortja teksa fliste fjalë të rënda dhe kërcënonte ish-burrin.

Dafina kërcënon Jonildin

Të hënën kemi gjyq. Unë edhe ti. E kam prurë në gjykatë të lartë dhe unë nuk ta jap kurrë celebrimin dhe s’kam për ta dhënë. Në gjykatë të lartë kam për të thënë: Unë e heqa celebrimin me Jonild Muçin dije se o vdekjen ka për të marrë Jonild Muça ose ka për t’u shkatrru krejt, me gabele e arzhi e çfarë të kesh. Nuk ta jap celebrimin Lind Muçi.

Dafina kërcënon me vdekje Jonildin dhe përdor djalin për shantazh

Mua më hëngsh kokrrën e m**. I hëngsh m* robve të mi o derr k*. Po duro ti se unë prandaj kam për ta çuar djalin. Unë ty kam për të të vrarë. Kam për të të qitur farën si familje o racë e degjeneruar. O racë k** që ke marrë gabelen për ta dërguar prostitutë.

Dafina kërcënon avokatin e Jonildit

O Ilir unë kam për të të thënë një gjë se ti je avokat i Nildit. E mora vesh që ka gjyq Nildi dhe mua nuk më thua që të vij unë në gjykatë, për Zotin kam për të të hapë punë edhe ty. Edhe e morra vesh se hapet gjyqi dhe ti shkon me Jonildin që të shkojë mbiemri im Balla e të më heqni mbiemrin Muçi, me mua ke për të pasur punë. Ti edhe Jonildi. Unë nuk e lë të gjallë atë. Do t’i lë 3 fëmijët në rrugë të madhe, unë o e vras Nild Muçin o vdes. Le të provojë ai të më heqë mbiemrin Muçi! Unë do mbaj mbiemrin e 3 fëmijëve të mi dhe se heq kurrë deri ditën që të vdes. Unë kam për të të thënë kaq: ke për t’u djegur ti dhe Jonild Muçi. U bë gjyqi u paraqite ti, më trego, që mos digjesh edhe ti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat