Nxirrnin pllaka dekorative në malin e Tomorit, procedohet penalisht administratori i një kompanie, në kërkim një tjetër

Shqipëria

Nxirrnin pllaka dekorative në malin e Tomorit, procedohet penalisht administratori i një kompanie, në kërkim një tjetër

Më: 7 nëntor 2020 Në ora: 09:26
Nxirrnin pllaka dekorative në malin e Tomorit

Policia e Beratit ka proceduar penalisht administratorin e një kompanie dhe ka shpallur në kërkim një tjetër pasi ushtronin aktivitetin e nxjerrjes së pllakave dekorative në mënyrë të kundërligjshme në malin e Tomorit.

“Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar filloi procedimi penal ndaj shtetasit A. B., 34 vjeç, banues në Poliçan, administrator i subjektit Arseo sh.p.k i cili është me masë sigurimi “Arrest në shtepi” dhe u shpall në kërkim shtetasi S. Q., 61 vjeç, banues në Tiranë, administrator i subjektit Klerajdi sh.p.k.”

Gjatë kontrollit të ushtruar në subjektet e këtyre shtetasve u gjetën pllaka guri dekorative, të cilat dyshohet se janë nxjerrë në mënyrë të kundërligjshme në Malin e Tomorit, zonë e shpallur “Park Kombëtar”, duke dëmtuar habitatin natyror të zonës së mbrojtur.

Gjithashtu, në subjektin me administrator shtetasin A. B. janë konstatur dhe dy punonjës të pasiguruar.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprat penale “Dëmtim i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore”, “Fshehja e të ardhurave” dhe” Punësim i paligjshëm”.

Image
Nxirrnin pllaka dekorative në malin e Tomorit
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat