Replikat për raportin e Dick Marty/ Rama: Beogradi nuk e donte atë raport, por e miratuat ju! Fol Lulëzim, thuaje të vërtetën!

Shqipëria

Replikat për raportin e Dick Marty/ Rama: Beogradi nuk e donte atë raport, por e miratuat ju! Fol Lulëzim, thuaje të vërtetën!

Më: 8 nëntor 2020 Në ora: 15:16
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama i përgjigj në Twitter kreut të opozitës në lidhje me raportin e Dick Marty i miratuar vite më parë në asamblenë e Këshillit të Evropës edhe nga votat e delegacionit shqiptar atje.

Rama thotë se Beogradi nuk e donte atë raport, ndërsa akuzon Bashën se merrte në pyetje shqiptarët për llogari të Dick Marty.

“Pse Beogradi nuk e donte raportin e Dick Marty prandaj e miratuat ju Lulëzim! Dhe meqë ra fjala a është e vërtetë që ke përdorur maskë qysh atëherë, kur merrje në pyetje shqiptarët për llogari të zotit Dick apo edhe kjo është sajesë e Beogradit? Fol Lulēzim, thuaje të vërtetën!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat