Shtimi i infektimeve/ Alarmi i ekspertit: Për pak ditë sistemi shëndetësor rrezikon kolapsin

Shqipëria

Shtimi i infektimeve/ Alarmi i ekspertit: Për pak ditë sistemi shëndetësor rrezikon kolapsin

Më: 9 nëntor 2020 Në ora: 10:27
Foto ilustrim

Me këto shifra, për pak ditë, sistemi shëndetësor në vend futet në kolaps.

Ky është paralajmërimi i rradhës që bën eksperti i shëndetit publik Erion Dasho.

Sipas mjekut, “me një numër mesatar rastesh mbi 400 në ditë (416 për saktësi) nëntori ka shkaktuar mbushjen e shpejtë të shtretërve spitalorë. Mesatarja ditore e vdekjeve të raportuara ka arritur 6.3 ose 60% më tepër se mesatarja e tetorit. Nëse tendenca vazhdon e papenguar, për pak ditë rrezikohet kolapsi i plotë i sistemit!“

Reagimi i plotë i Erion Dashos:

Jeta në Shqipëri vazhdon sikur asgjë të mos jetë duke ndodhur. Deklaratat zyrtare se “gjithçka është nën kontroll” krijojnë një siguri të rreme e cila i hedh edhe më tepër benzinë zjarrit të epidemisë pasi “në se gjithçka është në kontroll, pse duhet të kujdesen qytetarët??!!”

Ministrja e shëndetësisë publikon statuse me gjyshë që fitojnë shikimin në sajë të një lenteje që blihet ca dhjetëra euro dhe harron gjyshët e tjerë për të cilët familjarët po shpenzojnë mijëra euro për ilaçe dhe oksigjen.Ndërkohë muaji nëntor ka hyrë i frikshëm!

Me një numër mesatar rastesh mbi 400 në ditë (416 për saktësi) nëntori ka shkaktuar mbushjen e shpejtë të shtretërve spitalorë. Mesatarja ditore e vdekjeve të raportuara ka arritur 6.3 ose 60% më tepër se mesatarja e tetorit. Nëse tendenca vazhdon e papenguar, për pak ditë rrezikohet kolapsi i plotë i sistemit!

A po mendon dikush të veprojë?! A kemi shtet?!

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat