I dënuar me 8 vite burg në Itali, kapet 32-vjeçari shqiptar

Shqipëria

I dënuar me 8 vite burg në Itali, kapet 32-vjeçari shqiptar

Më: 9 nëntor 2020 Në ora: 15:11
Ilustrim

Një i ri nga Shqipëria është arrestuar pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.

Patrick (Edmir) Shyti (Paloka), banues në Lezhë, është dënuar me tetë vite burg nga gjykata e Monzas në Itali.

I riu është shpallur fajtor për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë operacionet për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Operacioni nga Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Interpol Tirana.

Kapet dhe ndalohet një 32-vjeçar i dënuar me 8 vite burg, me qëllim ekstradimi në Itali.

Në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, si rezultat i shkëmbimit të informacionit mes Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë dhe Interpol Tirana, nga shërbimet e Policisë Rrugore në DVP Lezhë është bërë lokalizimi, kapja dhe arrestimi provizor, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, i shtetasit shqiptar:

Patrick (Edmir) Shyti (Paloka), 32  vjeç, banues në Lezhë, pasi Gjykata e Monza-s, Itali, në maj 2019, e ka dënuar me 8 vite burgim, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat