U tha se ushtroi dhunë ndaj vjehrrës/ Flet 30 vjeçarja: E pa vërtetë, përkundrazi ajo dhe burri më dhunojnë…

Shqipëria

U tha se ushtroi dhunë ndaj vjehrrës/ Flet 30 vjeçarja: E pa vërtetë, përkundrazi ajo dhe burri më dhunojnë…

Më: 10 nëntor 2020 Në ora: 17:28
Pamje nga video

Policia njoftoi ditën e djeshme (datë 9. 11. 2020) se një grua me inicialet B.P 30-vjeçe, banuese në rrugën “Ajet Xhindoli” Kodër Kamëz, është arrestuar pasi ka dhunuar vjehrrën dhe vjehrrin e saj.

Gruaja në fjalë, këtë të martë u intervistua nga emisioni “Shqipëria Live”. Ajo tha se nuk ka ushtruar kurrë dhunë ndaj vjehrrës, ndërsa shtoi se të vjehrrin nuk ka, pasi ai është divorcuar me bashkëshorten (vjehrrën e gruas) prej kohësh.

Përkundrazi sipas gruas, vjehrra dhe bashkëshorti ushtrojnë dhunë sistematike tek ajo. E gjitha sipas saj nis nga kushtet  vështira ekonomike që ndodhet familja dhe vjehrra i kërkon që të largohet nga shtëpia. 30-vjeçarja deklaron se nuk ikën nga shtëpia pasi nuk ka ku të strehohet.

Ajo deklaroi se një herë u largua nga shtëpia dhe kërkoi azil në Gjermani, por pas një viti orvatjesh nëpër kampingje, u rikthye përsëri në Shqipëri.

“Po e vërtetë është. Papunësia këtë sjell. Unë pa punë, ajo thotë dil nga shtëpia se është shtëpia ime. Ajo thotë dil nga shtëpia, si të dal? Jam bërë familjare nuk kam ku shkoj. Vjehrra edhe burri më dhunojnë sepse duan lekë, kur t’i gjej? Unë jam pa punë. Unë vetëm vjehrrën kam, nuk e kam goditur, se ajo është nëna e burrit, e kam si nënën time. E respektoj sepse kam edhe unë një nënë. Policinë e kam thirrur unë, sepse ajo më tha dil nga shtëpia. Unë bëj 11 vite martesë dhe të më thotë dil nga shtëpia, ku të rri unë. Vjehrra më godet, si burri edhe vjehrra. Këto kalamajtë janë edhe të burrit jo vetëm të mitë. Vjehrra ka ikur tek motra e vet. 9 muaj vjehrra i bëri në burg, para gjashtë vitesh. Më pas unë shita çdo gjë, thashë po iki nga këto. Ika nga shtëpia, shkova në Gjermani, kërkova azil nuk më pranuan, qëndrova një vit e ca nëpër kampe. Unë jam e kërcënuar, kur më dhunon burri e vjehrra, unë rri me zor vetëm prej fëmijëve”, tha 30-vjeçarja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat