Ky është mësuesi që humbi jetën nga Covid në Fier

Shqipëria

Ky është mësuesi që humbi jetën nga Covid në Fier

Më: 11 nëntor 2020 Në ora: 10:20
Gramos Abedinaj

Një mësues në qytetin e Fierit, Gramos Abedinaj, 60 vjeç, ka ndërruar jetë si pasojë e infektimit me Covid-19.

Ditën e djeshme, sipas shifrave të Ministrisë së Shëndetësisë, në qytetin e Fierit kishte 20 raste të reja, ndërsa që nga nisja e pandemisë ky qytet numëron 949 raste aktive me Covid-19.

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ka publikuar një mesazh ngushëllimi në Facebook për mësuesin që humbi jetën.

"Do të kisha dashur që emrin e mësues Gramoz Abedinaj nga Fieri ta ndaja me ju për ta falënderuar për kontributin e tij shumëvjeçar e me vlerë në fushën e arsimit, por asnjëherë për të shprehur hidhërimin e ndarjes së tij nga jeta pas betejës së humbur me Covid-19. Ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë, kolegët dhe nxënësit e shkollës në Roskovec ku mësues Gramozi ka shërbyer me shumë përkushtim e dashuri! Për të mos përjetuar më momente të trishta si ky, ju bëj thirrje edhe një herë që të zbatojmë me rigorizet të gjitha rregullat dhe protokollet shëndetësore për t’u mbrojtur nga ky virus i pabesë e i rrezikshëm!", – shkruan Kushi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat