Denoncimi: Shkoi në Turqi i prekur nga Covid, nuk i gjetën asnjë shenjë trajtimi

Shqipëria

Denoncimi: Shkoi në Turqi i prekur nga Covid, nuk i gjetën asnjë shenjë trajtimi

Më: 11 nëntor 2020 Në ora: 14:29
Foto ilustrim

Gazeta Mapo ka mësuar një rast të një zyrtari të lartë të shtetit, në moshë mjaft të re, që është dërguar me urgjencë drejt Turqisë, pasi gjendja e tij këtu po përkeqësohej.

Duke biseduar me familjarë të tij, media ka zbuluar se mjekët atje i kanë thënë të prekurit se nuk i kanë dalluar asnjë shenjë të trajtimit që ka marrë këtu.

Për shkak të ndjeshmërisë që kanë të afërmit dhe të njohurit, “Mapo”, nuk e bën të ditur emrin e zyrtarit.

Ky rast vë në dyshim edhe cilësinë dhe përgjigjen që merr virusi këtu nga shëndetësia dhe spitalet.

Askush nuk e vë në dyshim punë heroike që po bëjnë mjekët dhe infermierët, por menaxhimi i situatës nuk është në dorën e tyre.

Është punë e qeverisë dhe në fakt dështim total i saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat