Sazan Guri vijon betejën me Agikons, avokati Goxhaj: Ky është gjyq për shtëpinë e Erion Veliaj

Shqipëria

Sazan Guri vijon betejën me Agikons, avokati Goxhaj: Ky është gjyq për shtëpinë e Erion Veliaj

Më: 11 nëntor 2020 Në ora: 20:30
Sazan Guri

Në dhomën penale të Gjykatës së Tiranës u zhvillua këtë të mërkurë seanca e radhës në betejën gjyqësore që kompania Agikons e Gentian Sulës ka ngritur ndaj ambientalistit dhe shkencëtarit Sazan Guri. 

Ka qënë pikërisht kjo deklaratë që irritoi kompaninë Agikons e cila pasi hasi në refuzimin e profesorit për të përgënjeshtruar vetëveten, solli si pasojë padi penale.

“Ajo kodër është tektonike, e cila ka nga ana perëndimore, nga ana e Sharrës, gjithë kjo kodra i mbihipën nga ana e lindjes perëndimit dhe ka një prishje tektonike të thellë dhe të lëvizshme.”

Pas një seance që zgjati më shumë se 1 orë e 40 minuta, profesor Sazan Guri shprehet i vendosur për të mbrojtur deri në fund studimet shkencore që janë bërë për zonat tektonike të Tiranës, përfshirë dhe Kodrën e Diellit.

“Këta duan të arrijnë dy qëllime, një qëllim që të më godasin si simbol i rezistencs,  duan të godasin të gjithë shkencëtarët e Shqipërisë, të gjithë avokatët, që kush guxon dhe del kundër kryetarit të bashkisë Erion Veliaj apo qeverisë, duan të na mbyllin gojën dhe të ndërtojnë një turrë me dru dhe të djegin “Xhordano Brunot” e sotshëm. Çfarë janë këta Agikons dhe kryetari i bashkisë, pronarët e kodrës? Gjeologjia nuk flet vetëm për një pikë apo një pallat.

Profesor Guri në këtë proces ka zgjedhur të mbrohet me avokatët Erald Aga dhe Altin Goxhaj, ndërkohë që ky i fundit shprehet me bindje jo vetëm ne fitoren e kësaj çështje, por edhe se ky gjyq nuk është për Sazan Gurin por për shtëpinë e kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

“A ka ndonjë shtëpi Eripon Veliaj këtu, sa lekë e ka blerë, kush ja ka dhënë, sa kushton? Ky është gjyq për shtëpinë e Erion Veliaj. Përdor oligarkët e Shqipërisë për të sulmuar qytetarët.”

Seanca e radhës e procesit gjyqësor që kompania Agikons ka ngritur ndaj shkencëtarit Sazan Guri do të mbahet më 25 nëntor në orën 13:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat