Rama flet për të infektuarit që shkojnë për kurim në Turqi dhe jep këtë mesazh

Shqipëria

Rama flet për të infektuarit që shkojnë për kurim në Turqi dhe jep këtë mesazh

Më: 13 nëntor 2020 Në ora: 16:01
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama foli sot për të gjithë ata të infektuar nga Covid-19 që zgjedhin të kurohen në Turqi duke iu përgjigjur dhe kritikave nga opozita për mënyrën se si qeveria po e menaxhon pandeminë.

Sipas Ramës, sot as Turqia dhe as Italia e Franca nuk kanë asgjë më shumë se sa ka Shqipëria në këtë situatë lufte dhe përballje me koronavirusin.

“Ju them se asgjë mangut nuk ka këtu në këtë betejë. Turqia ka gjëra fantastike në shumë aspekte të tjera në këtë beteje as Franca, Turqia, Italia s’kanë më shumë se sa ç’kemi ne.

Nga të gjitha pikëpamjet logjistike, farmaceutike, profesionale, mjekët tanë në këtë front e nuk janë pak, janë 550, infermierët tanë në këtë front, janë 1800, të gjithë ose duke luftuar ose gati të futën në luftë e kanë treguar se s’janë gjëkundi ata që janë masakruar me sharje e janë baltosur pa pushim nga dynjaja si xhelat që të lënë të vdesësh po nuk u dhe lekët, që ka të atillë nuk diskutohet, të vdesësh jo por që ka të atillë nuk diskutohet”, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat