Kundërshtoi me dhunë policin e tentoi të arratisje, në pranga një person në Vlorë

Shqipëria

Kundërshtoi me dhunë policin e tentoi të arratisje, në pranga një person në Vlorë

Më: 14 nëntor 2020 Në ora: 09:17
Ilustrim

Një person ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë tentoi të largohej me mjetin që e drejtonte pa leje drejtimi por u kap dhe prangos pas disa minutash ndjekjeje në qytetin e Vlorës.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/ Kundërshtoi me dhunë punonjësit e Policisë Rrugore, tentoi të largohej me mjetin që e drejtonte pa leje drejtimi por u kap dhe prangos pas disa minutash ndjekjeje. Specialistët e Qarkullimit Rrugor, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. M., 36 vjeç, banues në Hysoverdhë, Vlorë. Në aksin rrugor Vlorë-Gjorm, shërbimet e Policisë Rrugore, i kanë bërë shenjë ndalimi mjetit tip “Benz”, drejtuesi i të cilit nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë dhe është larguar. Pas disa minuta ndjekjeje, punonjësit e Policisë Rrugore e kanë ndaluar dhe në momentin që po i komunikonin shkeljen ky shtetas ka dalë nga makina dhe ka dhunuar fizikisht punonjësin e Policisë. Pas ndërhyrjes së menjëhershme të kolegut është prangosur dhe shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë shtetasi R. M., dhe nga verifikimi i kryer ka rezultuar se drejtonte mjetin pa lejen përkatëse. Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, dhe “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat