Humbi jetën pas lindjes/ Autopsia e 19-vjeçares në Gjirokastër nuk nxjerr rezultat, do të kryhet në Tiranë

Shqipëria

Humbi jetën pas lindjes/ Autopsia e 19-vjeçares në Gjirokastër nuk nxjerr rezultat, do të kryhet në Tiranë

Më: 14 nëntor 2020 Në ora: 12:57
Tiranë

Klea Muxhaj, 19-vjeçarja e cila humbi jetën një ditë më parë pak orë pas lindjes së foshnjes së saj, do t’i nënshtrohet një autopsie të dytë, në Tiranë.

Mjeku ligjor i cili ishte thirrur nga Tirana një ditë më parë, ka bërë autopsinë gjatë orëve të mbrëmjes. Por nuk u zbulua shkaku i vdekjes së saj.

Kampione të organeve jetike janë dërguar në Laboratorin e Kriminalistikës në kryeqytet për të analizuar shkencërisht shkakun e vërtetë të vdekjes.

Ndërkaq mbrëmjen e djeshme oficerët e policisë gjyqësore kanë marrë dëshmitë e vjehhrit, vjehrrës dhe bashkëshortit të 19-vjeçares, si dhe të 3 mjekëve që kanë asistuar në operacion.

Deri më tani Prokuroria e Gjirokastrës nuk ka ngritur asnjë akuzë.

Pritet përgjigja shkencore e autopsisë. Familjarët akuzojnë mjekët, kurse spitali rrëzoi këtë pretendim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat