Ndarja nga jeta e ish-kryebashkiakut të Kavajës, Basha: Mirënjohje e pashlyeshme për kontributin e tij!

Shqipëria

Ndarja nga jeta e ish-kryebashkiakut të Kavajës, Basha: Mirënjohje e pashlyeshme për kontributin e tij!

Më: 15 nëntor 2020 Në ora: 17:48
Lulzim Basha

Pas ndarjes nga jeta të ish-kryetarit të Bashkisë së Kavajës, Selim Veizi ka reaguar kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Përmesa një shënimi në Tëitter, Basha i ka shprehur ngushëllimet familjes si dhe ka shprehur mirënjohje për kontributin e tij për Kavajën, si i pari kryetar i Bashkisë Kavajë pas rrëzimit të komunizmit.

“Me hidhërim mësova për ndarjen nga jeta të z. Selim Veizi, kryetari i parë i Bashkisë Kavajë pas rrëzimit të komunizmit. Ngushëllimet më të thella familjes dhe miqve të tij për këtë humbje të madhe. Mirënjohje e e pashlyeshme për kontributin e tij për Kavajën.U prehtë në paqe!” shkruan Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat