Kur nisin shirat dhe uljet e ndjeshme të temperaturave? Moti për këtë javë

Shqipëria

Kur nisin shirat dhe uljet e ndjeshme të temperaturave? Moti për këtë javë

Më: 16 nëntor 2020 Në ora: 15:27
Ilustrim

Duket se ditëve të ngrohta me diell u erdhi fundi, pasi kjo javë pritet të nisë me ndryshime për sa u përket kushteve atmosferike. Java që kemi përpara do të sjellë reshje shiu dhe rënie të ndjeshme temperaturash.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, ditën e hënë kthjellimet e mëngjesit do t’u lenë vendin dendësimit të vranësirave, të cilat në pjesën bregdetare do të pasohen nga shi i dobët.

Ditën e martë e deri mëngjesin e së mërkurës në vend do të mbizotërojnë vranësirat e dendura dhe reshjet e shiut. Këto, do të jenë të intensitetit mesatar në mesditë deri në mbrëmje, ndërsa në pjesën bregdetare, kryesisht në brigjet e Jonit, në formën e shtrëngatave me rrufe. Në majat e maleve, kryesisht në verilindje, reshjet do të kthehen në dëborë të përkohshme.

Kjo situatë do të marrë kthesë të menjëhershme të enjten dhe të premten, kur do të mbizotërojë moti me diell dhe vranësirat kalimtare në zonat malore.

Sa u përket temperaturave, do të pësojnë ulje të ndjeshme veçanërisht mëngjesin e së premtes.

Parashikimi për 5 ditë si më poshtë:

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat