Trajtoi qindra raste me Covid-19, infektohet me koronavirus shefja e Epidemiologjisë në Shkodër

Shqipëria

Trajtoi qindra raste me Covid-19, infektohet me koronavirus shefja e Epidemiologjisë në Shkodër

Më: 17 nëntor 2020 Në ora: 10:49
Dhurata Hysa

Shefja e Epidemiologjisë në Shkodër, Dhurata Hysa, është konfirmuar pozitive me Covid-19.

Ajo është infektuar pas afro 8 muajsh punë intensive në luftë me koronavirusin, ku ka trajtuar qindra raste.

Mësohet se gjatë mbrëmjes së djeshme Hysa është izoluar në banesën e saj duke zbatuar protokollin e sigurisë dhe kohën që i duhet për t’u shëruar.

Sipas burimeve të Panorama.al,  shefja e Epidemiologjisë gëzon gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk ka shfaqur shenja, por ka rezultuar pozitive pas tamponit të bërë.

Kujtojmë që Shkodra ka qenë një vatër e nxehtë e Covid-19 në Shqipëri, që prej shpërthimit të pandemisë në vendin tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat