Pati komplikacione/ Humb jetën në QSUT një 28-vjeçare shtatzënë e infektuar me COVID-19

Shqipëria

Pati komplikacione/ Humb jetën në QSUT një 28-vjeçare shtatzënë e infektuar me COVID-19

Më: 17 nëntor 2020 Në ora: 14:02
Foto ilustrim

Mbrëmjen e djeshme ka humbur jetën në Spitalin Infektiv një 28-vjeçare e infektuar me Covid-19, e cila ishte në pritje të një fëmije.

E shtruar në QSUT, 28-vjeçarja që ndodhej në muajin e pestë të shtatzënisë nuk arriti të mbijetojë pavarësisht përpjekjeve të mjekëve reanimatorë për t’i shpëtuar jetën.

Mësohet se gjendja e saj ishte tepër e rëndë, ndaj edhe e ndjera u dërgua te kirurgjia në QSUT, ku pavarësisht ndërhyrjes kirurgjikale, e reja nuk ia doli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat