Infektohen me COVID 9 mësuese, mbyllet shkolla e dytë 9-vjeçare në Gjirokastër

Shqipëria

Infektohen me COVID 9 mësuese, mbyllet shkolla e dytë 9-vjeçare në Gjirokastër

Më: 17 nëntor 2020 Në ora: 16:37
Foto ilustrim

Një tjetër shkollë 9-vjeçare në Gjirokastër është mbyllur për shkak të rasteve me koronavirus. Lajmi është konfirmuar për ‘BalkanWeb’ nga gazetarja Brikena Metaj.

Bëhet fjalë për shkollën “Urani Rumbo” në lagjen “Palorto”, në të cilën rezultojnë 7 mësuese me COVID-19.

Kujtojmë se kjo është shkolla e dytë që mbyllet në këtë qytet, pasi më herët u pezullua mësimi në 9-vjeçaren ‘Koto Hoxhi’. Aktualisht në këtë shkollë vijon mësimi për ciklin e ulët, edhe pse DPSH ka dhënë urdhër që të pezullohet i gjithë procesi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat