‘Lëvizja e Ramës’/ Ngjela: Akuzat shkatërrojnë PDK, bashkimi me Kosovën e lë PS në minorancë

Shqipëria

‘Lëvizja e Ramës’/ Ngjela: Akuzat shkatërrojnë PDK, bashkimi me Kosovën e lë PS në minorancë

Më: 18 nëntor 2020 Në ora: 10:56
Spartak Ngjela

Avokati i njohur, Spartak Ngjela thotë se shqetësimi i kryeministrit Rama dhe Partisë Socialiste për hetimin e UÇK-së lidhet me interesat e saj politike.

“Pse shqetësohet Rama dhe PS është politike, vetëm një mendje e dobët nuk e kupton se Shqipëria dhe Kosova do të jenë një shtet. Edhe në rast se kjo vonohet mundësi ekziston në logjikën politike.

Po të mos jetë PDK që ka dalë nga UÇK dhe që është e lidhur historikisht me PS, bashkimi i Shqipërisë me Kosovën e lë PS në minorancë.

Mos e shikoni aq të cekët lëvizjen e Ramës. Akuzat shkatërrojnë PDK dhe ngrenë LDK”, tha Ngjela.

Sipas avokatit koha se kur mund të ndodhi bashkimi kjo është një çështje që varet nga ndërkombëtarët dhe sipas tij me ardhjen e Joe Biden në krye të Shtëpisë së Bardhë kjo çështje do të ngrihet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat