Korçë, 8 mësues rezultojnë me Covid19 në 24 orët e fundit

Shqipëria

Korçë, 8 mësues rezultojnë me Covid19 në 24 orët e fundit

Më: 18 nëntor 2020 Në ora: 18:40
Ilustrim

Nga 61 raste të konfirmuara pozitive gjatë 24 orëve në qytetin e Korçës 8 prej tyre janë mësues.

Burime zyrtare konfirmojnë infektimin e 8 mësuesve, por nuk japin detaje në cilat shkolla japin mësim.

Ne qarkun e Korçës gjate muajve të fundit ka pasur një numër të lartë të mësuesve të infektuar me Covid-19.

Ndërkohë, në Pogradec numri i rasteve pozitive ka shkuar në 94 ku 1 është i hospitalizuar dhe 43 janë asimptomatikë.

Kontaktet me personat e infektuar janë 148, ndërsa të izoluar në total janë 242 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat