Si ka mundësi që në çift njëri infektohet me Covid-19 e tjetri jo?! Genc Sulçebe zbulon se ç’ndodh me virusin!

Shqipëria

Si ka mundësi që në çift njëri infektohet me Covid-19 e tjetri jo?! Genc Sulçebe zbulon se ç’ndodh me virusin!

Më: 18 nëntor 2020 Në ora: 22:34
Genc Sulçebe

711 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 në 24 orët e fundit në vendin tonë, duke e çuar në 29,837 numrin total të të infektuarve nga nisja e pandemisë në vendin tonë.

Gjatë këtyre muajve kemi dëgjuar raste të ndryshme rreth infektimeve, por diçka që na ka habitur të gjithëve lidhet me faktin se si personat e të njëjtës familje, apo në çift, ndodh mos të infektohen të tjerët kur njëri prej tyre ka rezultuar pozitiv.

Së fundmi, mjeku imunolog Genc Sulçebe, i ftuar në “Rudina” ka treguar se si ekziston mundësia që njerëzit mund të jetojnë dhe flenë bashkë, por dikush sëmuret rëndë me Covid-19 dhe tjetri nuk ka asnjë simptomë.

Mjeku është shprehur se përgjigjia imunitare ndaj një virusi është gjenetike dhe i ndryshëm nga njëri tek tjetri. Po ashtu ai është shprehur se çdo njeri mund të reagojë ndryshe nga virusi  duke shtuar se nëse një person sëmruret më shumë dhe tjetri jo, sipas tij ka të bëjë dhe doza e virusit.

“Duhet të kemi parasysh se përgjigjia imunitare ndaj një virusi është gjenetike dhe i ndryshëm nga njëri tek tjetri, është e përcaktuar gjenetikisht. Të gjithë ne reagojmë në mënyra të ndryshme ndaj këtij virusi dhe është e pranueshme që një njeri mund të reagojë shumë fort ndaj një virus dhe tjetri shumë lehtë ose fare. Ka të bëjë dhe doza e virusit. Duke mbajtur maskën në mënyrë të vazhdueshme, ne pakësojmë në këtë mënyrë edhe sasinë e virusit që marrim. Nëse marrim një sasi të vogël virusi atëhere edhe sëmundja kalon më lehtë, po morëm një sasi të madhe virusi atëhere sëmundja kalon më rëndë. Personat obezë apo ata me probleme diabetike dhe në përgjithësi ata me një masë të vogël muskulare e kalojnë më rëndë sesa ata që janë me një gjendje të mirë fizike. Është një sëmundje që është në progresion të drejtë me moshën, sa më e avancuar të jetë mosha, aq më e shprehur dhe më e fortë do jetë sëmundja, pra është një gjë që nuk është parë tek infeksionet e tjera”.

Gjithashtu, ai ka treguar se në këtë periudhë rreth 90% e rasteve dhe simptomave paralajmërojnë se njerëzit mund të jenë të infektuar me Covid-19.

“Tani dihet që fillon stina e dimrit, njerëzit grumbullohen nëpër lokalet e mbyllura dhe infeksionet që transmetohen në rrugë respiratore shpërndahen shumë thjeshtë. Ekzistojnë të paktën 4 koronaviruse humanë të cilët përbëjnë 25% të infeksioneve sezonale gripale të zakonshme. Edhe Covid-19 ka të njëjtin lloj transmetimi, por ku jemi tani momentalisht nuk kemi të dhëna epidemiologjike që kemi një virus tjetër, për shembull virus gripi. Nëse kemi temperaturë apo gjendje gripale është koronavirus. Duhet të jemi 90% të sigurt që kemi të bëjmë me Sars-Cov 2”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat