Lleshaj reagon pas shqetësimeve: Asnjë ankesë deri më tani

Shqipëria

Lleshaj reagon pas shqetësimeve: Asnjë ankesë deri më tani

Më: 19 nëntor 2020 Në ora: 18:59
Sandër Lleshaj

Pas shqetësimeve të ngritura edhe nga Presidenti i Republikës, kur ktheu ligjin për gjendjen civile, Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj thotë se deri më tani nuk ka ardhur asnjë nga ankesë nga qytetarët për lëvizjen nga qendrat e votimit.

Nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale, Lleshaj thekson asnjë qytetar nuk mund të lëvizet drejt një adrese të re zgjedhore jashtë vullnetit të tij dhe jashtë përcaktimeve ligjore.

Reagimi i plotë

Asnjë pasiguri apo frikë parazgjedhore nuk justifikon përpjekjet për dezinformim të publikut nga aktorët politikë. Që nga fillimi i muajit tetor 2020, janë publikuar 2 ekstrakte të listave zgjedhore, të cilat janë afishuar në të gjitha bashkitë si dhe janë të aksesueshme tek portali e-Albania.

Asnjë ankesë konkrete për “lëvizje nga qendrat e votimit” nuk është provuar deri tani. Dhe kështu do të vijohet deri në fund. Asnjë mundësi nuk ekziston që dikush të luajë me listat e zgjedhësve.

Ata që e kanë bërë vetë dikur këtë gjë dhe tani druhen se mos kjo gjë do të përsëritet nga ne, duhet të jenë të qetë dhe të qartë: ASNJË qytetar nuk mund të lëvizet drejt një adrese të re zgjedhore jashtë vullnetit të tij dhe jashtë përcaktimeve ligjore. ASNJË!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat