Radhët në Kapshticë, policia kufitare: Deri me 4 dhjetor nuk do të lëvizin as kamionët drejt Greqisë

Shqipëria

Radhët në Kapshticë, policia kufitare: Deri me 4 dhjetor nuk do të lëvizin as kamionët drejt Greqisë

Më: 20 nëntor 2020 Në ora: 08:31
Radhët në Kapshticë

Policia Kufitare e Kapshticës ka reaguar lidhur me radhët e krijuara në Kapshticë.

Në një njoftim për mediat, thuhet se autoritetet e Policisë Greke, në bazë të një njoftimi zyrtar që i kanë dërguar Policisë Kufitare Kapshticë, sqarojnë se në zbatim të vendimit të qeverisë greke për marrjen e masave, mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, prej datës 20 nëntor  2020, ora 06:00 e mëngjesit, deri në datën 4 dhjetor 2020, Pika e Kalimit Kufitar Kapshticë, do të jetë e bllokuar dhe nuk do të lejohet lëvizja e këmbësorëve dhe e mjeteve (vetura, autobusa dhe kamiona) si në hyrje dhe në dalje të Greqisë.

Policia Kufitare e Kapshticës, iu bën thirrje të gjithë qytetarëve që duan të udhëtojnë drejt Greqisë, që gjatë këtij harku kohor, të shmangin udhëtimin në drejtim të kësaj pike kalimi.

Përgjatë aksit rrugor Korçë-Kapshticë, do të ketë forca policie të cilat do të mbikqyrin situatën dhe nuk do të lejojnë kalimin e mjeteve, në drejtim të Kapshticës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat