Akuzat për fshehjet e viktimave/ Çomo i përgjigjet Bashës: S’është e vërtetë, nëse e përsërit thërrasim prokurorinë

Shqipëria

Akuzat për fshehjet e viktimave/ Çomo i përgjigjet Bashës: S’është e vërtetë, nëse e përsërit thërrasim prokurorinë

Më: 20 nëntor 2020 Në ora: 10:40
Najada Çomo

Një ditë pas akuzave të kreut të PD, Lulzim Basha se janë fshehur 600 vdekje nga Covid-19, ka ardhur reagimi i mjekëve të cilët janë në vijën e parë të kësaj beteje.

Në një deklaratë për mediat, shefja e Spitalit Infektiv Najada Çomo i konsideron deklaratat e Bashës së goditje ndaj punës së tyre.

“Shprehim publikisht habinë për akuzat e bërë nga Basha dje në një emision televiziv. Janë akuza tronditëse që vënë në goditje profesionalizimin tonë si mjekë por dhe janë goditje të befasishme të përpjekjeve tona në luftën kundër covid.Përballë akuzash të tilla e shohim të domosdoshme të informojmë publikun se, nuk është kurrësesi e vërtetë që janë fshehur vdekje nga covid, është praktikisht e pamundur, pasi çdo pacient që ndërron jetë përcillet për në morg bashkë me kartelën shoqëruese që përmban dhe arsyen e vdekjes , e cila është firmosur dhe vulosur me përgjegjësi profesionale dhe ligjore nga mjeku që e ka trajtuar deri në momentin e fundit”, thotë mjekja Najada Çomo.

Mjekja Çomo vijon deklaratën duke thënë se janë të gatshëm ndaj hetimeve për çdo kartelë mjekësore:

“Shkakun e vdekjes së një personi nuk e përcaktojnë dot politikanë, përveç mjekut përkatës. Kartelin e të ndjerit nuk e dyshojnë dot deklaratat bombastike që vënë në pikëpyetje humanizmin e autorit të tyre. Askush nuk mund ta ndryshojë dot shkakun e vdekjes dhe jo më pastaj një ekip i tërë mjekësh të akuzohet si i përfshirë në një monstruozitet me deklaratat e tilla. Bëj me dije se nëse akuza përsëritet ne do ftojmë organet kompetente të hetojnë dhe bëjnë verifikimin e çdo kartele mjekësore. Nuk do ta lejojmë këtë pa një ballafaqim qoftë ligjor apo miqësor. Duhet t’i jepet fund praktikës politike se të lojës me vdekjen që ka sjell jo pak telashe në 30 vjet në jetën e bluzave të bardha. Kjo dalje jashtë shinave të së vërtetës në një kohë si kjo janë tejet të rrezikshme, deklaratat e figurave politike në këtë kohë duhet të jenë krejt të kundërta”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat