Paratë e shqiptarëve shkojnë dëm në Arbitrazh? Lazimi: Marrëveshje në prapaskenë që shteti të humbasë gjyqet

Shqipëria

Paratë e shqiptarëve shkojnë dëm në Arbitrazh? Lazimi: Marrëveshje në prapaskenë që shteti të humbasë gjyqet

Më: 20 nëntor 2020 Në ora: 21:25
Majlind Lazimi

Eksperti i ekonomisë, Majlind Lazimi, në një intervistë për Ora News ka komentuar atë çfarë po ndodh me gjyqet që shteti shqiptar rrezikon të humbasë në Gjykatën e Arbitrazhit.

Sipas tij, kjo çështje është kthyer në një telenovelë, ndërsa aludoi për një marrëveshje në prapaskenë mes koncesionarëve dhe njerëzve me pushtet.

Majlind Lazimi: “Duket sikur është bërë një telenovelë kjo e Arbitrazhit. Është një plagë e vjetër, por kohët e fundit po ta shohim, rastet kur shteti ka humbur gjyqet në Arbitrazh janë të shpeshta. Kështu që, në thelb, kjo reflekton krizën që ne kemi në kuptimin e qeverisjes dhe në atë që quhet respektimi i kontratave. Duhet të jemi të sinqertë dhe transparentë se pjesa më e madhe e këtyre kontratave përveç se janë abuzime kanë edhe një zhvendosje të përfitimeve drejt koncesionarit, ndërkohë të gjitha risqet I ka mbajtur shteti. Në një kohë kur ka alert për një kontratë, kocensionari duke patur një kontratë që I jep të gjitha të drejtat e nevojshme ndërkohë shteti ka pasojat që ne flasim me të drejtën e tij privati mund të shkojë në Arbitrazh.

Problemi qëndron këtu! Së pari, a kemi të bëjmë me një nënshkrim kontrate abuzive që në fillim? Së dyti, ajo që shoh unë, ka edhe një aferë këtu ku vetë sheti duket sikur kërkon të humbë gjyqet në Arbitrazh. Nuk dua të aludoj, por mesa duket kemi një mbrojtje të dobët ose të një marrëveshje që bëhet në prapaskenë. Në një fare mënyre, le të ndajmë këto gjoba, këto pagesa me individë që janë të interesuar që shteti shqiptar të shkojë në Arbitrazh. Dhe këtu kuptohet, individë me pushtet“.

Deri më tani Shqipërisë i janë faturuar mbi 150 milionë euro, nga gjykatat ndërkombëtare të Arbitrazhit. Pas 109 milionëve ndaj Beçhettit, taksapaguesit shqiptarë do paguajnë edhe 44 milionë dollarë në formë dëmshpërblimi për llogari të kompanive Copri dhe Aktor për ndërtimin e autostradës Tiranë-Elbasan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat