‘Fjalët s’do të mjaftonin kurrë për të falënderuar’/ Manastirliu i uron ditëlindjen Shefes së Infektivit

Shqipëria

‘Fjalët s’do të mjaftonin kurrë për të falënderuar’/ Manastirliu i uron ditëlindjen Shefes së Infektivit

Më: 21 nëntor 2020 Në ora: 10:14
Najada Çomo dhe Ogerta Manastirliu

Shefja e Spitalit Infektiv, doktoresha Najada Çomo ka festuar sot ditëlindjen në ambientet e punës.

Çomo është një prej mjekëve më të mira në Shqipëri dhe po përballet prej muajsh me fluksin e pacientëve të prekur nga koronavirusi.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar një urim dhe foton e profesoreshë Çomos, me lule në dua në korridorin e Spitalit Infektiv.

“Sot profesoreshë Najada Çomo ka ditëlindjen. Sot, ashtu si në çdo ditë të vitit, ajo meriton përqafimet e të gjithëve ne, për përkushtimin dhe sakrificën e pashembullt, në shërbim të jetës. Edhe 100 Prof. Najada!”, thekson Manastirliu.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat