BSH: Bizneset e vogla e të mesme, më të prekurat nga situata e Covid

Shqipëria

BSH: Bizneset e vogla e të mesme, më të prekurat nga situata e Covid

Më: 21 nëntor 2020 Në ora: 17:59
Foto ilustrim

Pandemia ka  rrënuar aktivitetin e bizneseve në Shqipëri. Sipas një vrojtimi të Bankës së Shqipërisë rezulton se Tregtia është sektori më i prekur ku 89% e subjekteve kanë pranuar rënie të aktivitetit.

E njëjta situatë paraqitet edhe në sektorin e shërbimeve, ku 86% e subjekteve raportojnë rënie dhe në sektorin e industrisë rreth 84%. Më të goditurat rezultojnë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të cilat kanë gjetur si rrugë mbijetese shtyrjen në kohë të pagesave dhe uljen e numrit të punonjësve.

Ndikimin kryesor në këtë situatë duket se e ka dhënë ulja e kërkesës nga klientët vendas. Pjesa më e madhe e subjekteve raportojnë se gjatë muajit shtator ka pësur një rënie të theksuar të shitjeve nëse krahasohet kjo me disa muaj më parë.

Nga ky vrojtim i Bankës së Shqipërisë konstatohet ndër të tjera edhe rritja e nivelit të borxhit që merret  nga të tjerët është rritur në 12% nga 4 % që ishte në muajin prill. Në muajin shtator vihet re një shtim i peshës së alternativës “Rritje e borxhit nga të tjerët” kryesisht  kjo për mikro-ndërmarrjet dhe ndërmarrjet e vogla.

Ndërkohë, që mbështetje në sektorin bankar, duket se kanë gjetur vetëm ndërmarrjet e mesme dhe ato të mëdha. Në përgjithësi, bizneset presin që të kthehen në situatë normale ose në të njëjtën situatë si përpara Covid-19, afërsisht pas 10 muajve.

Nga vlerësimet e vet bizneseve, në krahasim me muajin prill, ku kriza pritej të ishte e përkohshme,  tashëm kjo periudhë është dyfishuar.

Sipas madhësisë,së bizneseve koha e kthimit në situatën normale rezulton më e lartë për bizneset e vogla.

NDIKIMI I AKTIVITETIT TË BIZNESEVE NË SHTATOR

Tregtia                    89%

Shërbime            86%

Industria              84%

Ndërtimi              78%

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat