Basha sfidon publikisht Ramën: Nëse nuk ke asgjë për të fshehur, prano direkt një hetim të plotë!

Shqipëria

Basha sfidon publikisht Ramën: Nëse nuk ke asgjë për të fshehur, prano direkt një hetim të plotë!

Më: 21 nëntor 2020 Në ora: 21:05
Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një deklaratë për mediat përforcoi denoncimin e tij në lidhje me manipulimin nga qeveria të raportimit të numrit të vdekjeve, duke u shprehur se Rama ka gënjyer.

Teksa hoqi përgjegjësinë nga mjekët, të cilët sipas tij po sakrifikojnë gjithçka në këtë betejë me COVID-19, Basha e sfidoi publikisht Ramën, që nëse nuk ka asgjë për të fshehur të pranojë një hetim të plotë.

Basha: Ka gënjyer për numrin e viktimave. Pasi i ka braktisur mjekët dhe infermierët ai po i keqpërdor ata. Mashtrimi është përgjegjësi e Ramës dhe jo e mjekëve që po sakrifikojnë gjithçka në këtë betejë.

Rama po shpërfill dhimbjen dhe vuajtjen e qytetarëve që kanë nevojë për ndihmë. Në vend që të ndihmojë shqiptarët dhe të përballet me të vërtetën Rama vazhdon avazin e sulmeve politike dhe gënjeshtrat.

Nëse nuk ke asgjë për të fshehur, prano direkt një hetim të plotë të të gjithë informacioneve që jo mjekët, por ti ke fshehur në lidhje me viktimat e COVID-19.

Boll u fshehe pas gënjeshtrave dhe sulmeve politike. Jepu përgjigje të vërteta qytetarëve të Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat