E dielë e zezë, tre të vdekur në vetëm pak orë rrugëve të Shqipërisë

Shqipëria

E dielë e zezë, tre të vdekur në vetëm pak orë rrugëve të Shqipërisë

Më: 22 nëntor 2020 Në ora: 20:59
Foto ilustrim

E diela e sotme ka qenë shumë e zezë për të lëvizur në rrugë.

Kjo pasi tre persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve rrugore vetëm në pak orë.

Një tjetër aksident është shënuar mbrëmjen e kësaj të diele ne Fier ku si pasojë ka humbur jetën një 59 vjeçar.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Bypass_in Levan-Fier, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Baltëzës”, shtetasi Gj. Z., 59 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar automjetin tip “Benz” me targa AA478YC ka aksidentuar me pasojë vdekje shtetasin S. S., 59 vjeç

“Sot rreth orës 18:40, në Bypass_in Levan-Fier, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Baltëzës”, shtetasi Gj. Z., 59 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar automjetin tip “Benz” me targa AA478YC ka aksidentuar me pasojë vdekje shtetasin S. S., 59 vjeç, banues në Fier, i cili ka qënë duke lëvizur në këmbë.U shoqërua drejtuesi i mjetit dhe po kryhen veprimet procedurale dhe hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë më herët si pasojë e një aksidenti rrugor ka humbur jetën një 68 vjeçar në Tiranë dhe një këmbësor në Lezhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat