Dhunoi kunatën, arrestohet 48-vjeçari në Fushë Krujë

Shqipëria

Dhunoi kunatën, arrestohet 48-vjeçari në Fushë Krujë

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 08:58
Foto ilustrim

Durrës – Një 48-vjeçar, është arrestuar për veprën penale “Dhuna në familje”.

I arrestuari është B. R., 48 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kunatës së tij.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin B. R., 48 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kunatës së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat