Mbi 700 punonjës policie të prekur nga COVID-19 në Shqipëri

Shqipëria

Mbi 700 punonjës policie të prekur nga COVID-19 në Shqipëri

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 09:39
Policia shqiptare

Mbi 700 punonjës policie janë të prekur me koronavirus në Shqipëri.

Pothuajse gjysma e tyre janë të vetkarantinuar, ndërsa mungesa e tyre ka krijuar vështirësi në përballimin e punës së policisë.

Java që po mbyllet ka sjellë një rritje të frikshme të efektiveve të prekur, duke numëruar mbi 120 të infektuar.

Sëmundja nuk ka kursyer as zëvendësdrejtorin e policisë së Tiranës, Dhimitraq Ziu, i cili është infektuar pak ditë më parë dhe po vijon mjekimin në shtëpi në gjendje të stabilizuar. 5 oficerë janë të shtruar në spitalet “COVID” për të marrë mjekimin e nevojshëm, ndërsa 10 kolegë të tyre kanë humbur jetën që prej muajit mars.

I fundit që nuk e përballoi luftën me koronavirusin, ishte agjenti i sektorit të Antidrogës, Florian Pema, i cili humbi jetën të premten.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat