Aksidenti i rëndë me humbje jete, policia jep detajet për ngjarjen

Shqipëria

Aksidenti i rëndë me humbje jete, policia jep detajet për ngjarjen

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 12:28
Foto ilustrim

Një aksident tragjik ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Thumanë -Krujë ku një grua ka humbur jetën ndërsa janë plagosur rëndë dy të tjerë.

Sipas policisë, në këtë aksident janë përfshirë një mjet tip “Trajler” me një mjet tip “Opel” dhe për pasojë ka ndërruar jetë një shtetase rreth 40 vjeçe (ende e paidentifikuar pasagjere në mjetin tip “Opel”) dhe janë lënduar 2 shtetas, të cilët janë dërguar në spital.

Njoftimi i policisë:

Më datë 23.11.2020, në orën 11:10, në aksin rrugor Thumanë -Krujë, janë përfshirë në aksident rrugor një mjet tip “Trajler” me një mjet tip “Opel” dhe për pasojë ka ndërruar jetë një shtetase rreth 40 vjeçe (ende e paidentifikuar pasagjere në mjetin tip “Opel”) dhe janë lënduar 2 shtetas, të cilët janë dërguar në spital.

Drejtuesi i mjetit tip “Trajler” është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat