Mirëditë: Abuzime me dëmshpërblimet e tërmetit

Shqipëria

Mirëditë: Abuzime me dëmshpërblimet e tërmetit

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 14:11
Mirëditë

Bashkia Mirditë është vënë në akuzë për abuzime me dëmshpërblimet për pasojat e tërmetit të 26 nëntorit. Kreu i degës së PD, thotë se Bashkia ka dhënë para për militantët partiakë pa dëmë në banesa për qëllime elektorale, ndaj kërkon nje hetim të plotë ndaj këtij procesi me hije dyshimi.

Dy pallate dhe 118 banesa individuale u bënë të pabanueshme nga tërmeti i 26 nëntorit në Bashkinë e Mirditë.

Edhe pse ka kaluar një vit, procesi i rindërtimit ende nuk ka nisur, ndërsa 177 familje janë dëmshpërbyer për dëmë të riparueshme në banesa.

Për këtë listë, bashkia Mirditë, e drejtuar nga Ndrec Dedaj është vënë nën akuzë për abuzime me sfond elektoral.

Kreu i degës së  Partisë Demokratike, thotë se përmes programit të rindërtimit, Bashkia e drejtuar nga Socialistët ka shpërndarë para për militantë pa u bazuar mbi ekspertiza reale të gjendjes në terren.

Ndaj kërkojnë që ky proces të hetohet.

“Ftojmë Prokurorinë dhe Kontrollin e Shtetit që të nisin nje proçes i cili të zgjedhi problematikat e banorëve, ndërkohë që të gjithë dimrin dhe në ditët e sotme ata akoma banojnë në ato shtëpi. Dëmet kanë qenë të pakta ose nuk kanë pasur fare por janë bërë selektive  dhe me sfond elektoral”, është shprehur Ruçi.

Në Mirditë, sipas denoncimit, dhjetra familje vazhdojnë të jetojnë në banesa të shpallura të pabanueshme, duke rrezikuar përsëritjen e tragjedive si ajo e Thumanës, ku pallatet që shembën ishin klasifikuar të rrezikshme që pas tërmetit të Shtatorit të vitit 2019.

“Vendimet për dëmshpërblimin e familjeve të cilat janë dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar, janë vendime selektive për militantët e partisë të cilat nuk janë mbështetur në një ekspertizë reale. Ka shumë militantë të cilët janë futur në mënyrë abuzive në skenën e përfitimit”, është shprehur Mark Ruçi.

Më 24 Prill, Këshilli Bashkiak i Bashkisë Mirditë miratoi shembjen e dy pallateve, shkollën në Tenë dhe 57 shtëpive individuale sipas listës së akt-ekspertizës të Institutit të Ndërtimit.

Që nga ajo kohë, procesi i rindërtimit në Mirditë ka mbetur vetëm në letër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat