‘Nuk janë rastësi’, Paloka nxjerr mesazhet e kryeministrit Rama me futbollistin serb: E mora numrin tuaj nga Vuçiç

Shqipëria

‘Nuk janë rastësi’, Paloka nxjerr mesazhet e kryeministrit Rama me futbollistin serb: E mora numrin tuaj nga Vuçiç

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 15:46
Edi Paloka dhe Edi Rama

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka reaguar përmes një postimi në ‘Facebook’, ku ka publikuar pasazhet që futbollisti serb Mihajloviç ka shkruar për kryeministrin Rama.

Ish-futbollisti i kombëtares së Serbisë, ka botuar sëfundi librin e tij ku rrëfen betejën me sëmundjen e rëndë. Në një pjesë të rrëfimit ai bën publik dhe mesazhin që i ka dërguar kryeministri Rama në telefon.

“Ky fakt ( i fshehur cuditerisht nga Rama qe publikon edhe banalitetet me te vogla) eshte botuar sot ne gazeten Panorama Sport. Lexoni cfare shkruan Rama. Nje mesazh qe tregon shume jo vetem per “simpatite” e ketij “patrioti” te madh por dhe per difektet e shtremberimet karakteriale…”, shkruan Paloka.

Ish deputeti shprehet se si ky mesazh që bëhet publik në kohën kur krerët e UÇK-së janë në Hagë, si dhe vlerësimi i Bregoviçit me çelsin e Tiranës, nuk janë rastësi.

Më tej ai citon mesazhin që kryeministri Rama tregon se e ka marrë numrin e ish futbollistit nga Presidenti Vuçiç:

“ E mora numrin tuaj te telefonit nepermjet MIKUT TONE TE PERBASHKET ALEKSANDER VUCIC. Folem per ju dje ne mbremje ketu ne Novi Sad…”

Postimi i plotë i Edi Palokës:

E “zbulon” Mihajllovic ne librin e tij.

Rama kryeminister i con mesazh ish-futbollistit te kombetares se Serbise i njohur per qendrimet nacionaliste gjate luftes: “Numrin ma dha miku yne i perbashket Aleksander Vucic…”

Nje mesazh qe flet shume per Edvin Ramen, karakterin e deformuar dhe “simpatite” e ketij “patrioti te madh” …

Pikerisht ne kohen qe drejtuesit e UÇK-se jane ne Hage dhe Rama me vemjet rreth tij po bejne cfare eshte e mundur per ti dhene nje dore Vucicit gjoja duke sulmuar Bashen, publikohet nje tjeter fakt interesant…

Ish-futbollisti i kombetares se Serbise , Sinisa Mihajlovic ka botuar se fundmi nje liber per luften e tij me nje semundje te rende. Nder te tjera ne liber ai zbulon dhe mesazhin qe i ka derguar kryeministri i Shqiperise Rama!

Ky fakt ( i fshehur cuditerisht nga Rama qe publikon edhe banalitetet me te vogla) eshte botuar sot ne gazeten Panorama Sport. Lexoni cfare shkruan Rama. Nje mesazh qe tregon shume jo vetem per “simpatite” e ketij “patrioti” te madh por dhe per difektet e shtremberimet karakteriale…

“I dashur mister. Jam Edi Rama, kryeminister i Shqiperise , ish-lojtar i kombetares shqiptare te basketbollit dhe NJE ADMIRUES I VJETER I SAMPDORIAS SE VUJADIN BOSHKOVIT…”

Deri ketu kemi vetem nje Rame narciz dhe genjeshtar te vogel, sic e njohim te gjithe. Na paska dale dhe “admirues” i Sampdorias pasi ka kaluar me rradhe gjithe ekipet e tjera .

Ne fakt e gjitha kjo nuk ka lidhje me futbollin , se Rama eshte komplet injorant ne futboll e pervec tersit ne futboll nuk sjell gje tjeter.

Fakti qe Rama permend nje tjeter trajner te njohur si Boshkov ka lidhje thjesht me nacionalitetin e tij serb.

Me poshte ne mesazh Rama i shkruan Mihajllovicit:

“ E mora numrin tuaj te telefonit nepermjet MIKUT TONE TE PERBASHKET ALEKSANDER VUCIC. Folem per ju dje ne mbremje ketu ne Novi Sad…”Kaq!

Me siguri pas ketij publikimi do hidhen goret ne mbrojtje e do fillojne me

“Cfare te keqe ka ti shkruash nje futbollisti qe ka kaluar nje semundje te rende…etj etj”

Po ju pergjigjem paraprakisht

Sigurisht nuk eshte “tradheti” ti shkruash nje futbollisti, per kete ka boll prova te tjera qe fillojne me planet per ndarjen e Kosoves, po ketu shfaqen “simpatite nacionale” te ketij patriotit qe kemi kryeminister.

A i ka derguar per shembull ndonje mesazh Fadil Vokrrit, ky “admiruesi” , kur legjenda e futbollit kosovar po luftonte me semundjen apo nuk kishte kush ja jepte numrin se nderkohe ishte nderkryer me gjithe kryeministrat dhe lideret politike te Kosoves?

Dhe nje “detaj” ; ashtu si Bregovici qe Rama i dha Celsin e Tiranes per ta nderuar edhe Mihajlovici njihet per deklaratat e tij nacionaliste gjate luftes ne ish-Jugosllavi dhe Kosove…

A thua te jete rastesi…?!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat