Paditen në SPAK Vitore Tusha dhe Miranda Andoni, akuza për manipulim në krijimin e “Kushtetueses”

Shqipëria

Paditen në SPAK Vitore Tusha dhe Miranda Andoni, akuza për manipulim në krijimin e “Kushtetueses”

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 16:13
Zhaklina Peto

Kandidatja për në Gjykatën Kushtetuese Zhaklina Peto, qe u rikthye ne gare me vendim gjyqësor ka kallëzuar në SPAK nënkryetaren e KED Vitore Tusha dhe relatoren që e verifikoi Miranda Andoni.

Të dyja anëtaret e këshillit në vlerësimin e kandidates Peto kanë shpërdoruar detyrën, njëra në cilësinë e relatores ne hetimin administrativ ka shkelur rëndë procedurën gjatë ndalimit te kandidimit ndonëse gjetjet ishin pozitive.

“Fakti qe te gjitha gjetjet mbeten pozitive, këto mund te mos përkonin me dëshirën dhe agjendë personale te relatores Andoni qe dukshëm kishte qëllim ndalimin tim nga gara”, akuzon profesoresha. Zhaklina Peto i kujton SPAK se relatorja nuk ja vendosi ne dispozicion gjetjet paraprake qe do sillte prapësime nga ana e kandidates, rezultatet nuk u publikuan as ne web e Gjykatës së Lartë siç e kërkon ligji dhe ka administruar ne mënyrë te parregullt ka administratuar një raport te ILDKPKI, viti 2019, duke mos u bazuar ne gjetjet shteruese te raportit 2020.

Marrja ne konsideratë e këtij raporti çon ne përfundimin se ky veprim kërkon përgatitje te mirëmemduar, bazuar ne mendim kriminal për të arritur nje pasojë kriminale, siç ishte eliminimi nga gara, thotë ne kallzim Peto. Por ndërsa për shkeljet që me pas u certifikuan si të tilla dhe nga Gjykata Administrative, kandidatja kërkoi procedim për relatoren pranë ILD , konflikti i interesit nuk u konsiderua nga nënkryetarja e KED Vitore Tusha.

Profesoresha insiston se nen kryetarja duhet ta kishte larguar anëtaren nga mbledhja e kësaj te hëne, ku votohet për dy kandidatët qe u kthyen ne gare, mes tyre edhe denoncuesja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat