​Basha: E domosdoshme një përgjigje e unifikuar e shqiptarëve në Kosovë e Shqipëri për çështje të interesit kombëtar

Shqipëria

​Basha: E domosdoshme një përgjigje e unifikuar e shqiptarëve në Kosovë e Shqipëri për çështje të interesit kombëtar

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 16:21
Lulzim Basha dhe Agim Bahtiri

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti në takim të parin e komunës së Mitrovicës, Agim Bahriti.

Në përfundim të takimit të sotëm, Basha së bashku me Bahritin, dhanë një prononcim për mediet.

“Si qytetar nderi i Mitrovicës, dua së pari t’i shpreh mirënjohje dhe falënderimet më të sinqerta për vizitën e tij, por edhe për mikpritjen e ngrohtë që më rezervoi gjatë vizitës time zyrtare në Kosovë, para disa muajsh. Kemi folur për sfidat e mëdha me të cilat po përballet sot Kosova, dhe domosdoshmërinë për një përgjigje të bashkuar për interesat e Shqipërisë e të Kosovës në interesat kombëtare dhe solidarizimin me Kosovën, me qytetarët, me institucionet e Kosovës për përballjen në këto sfida”, tha Basha.

Agim Bahtiri bëri apel që politika të jetë bashkë në këtë moment kaq të vështirë për të dyja vendet.

“Sot kam ardhur të vizitoj mikun tim dhe qytetarin tim për arsye se për punën dhe kontributin që ka bërë për Kosovën, unë e kam shpallë Qytetar nderi Lulzim Bashën. Prandaj dua të bëj edhe një apel, te gjithë krerëve të partive politike, qofshin në Shqipëri edhe në Kosovë që të bashkohemi sot si një trup për arsye se kemi një tragjedi në Kosovë të cilat po Kosova është në situate tejet të keqe dhe brenguese për arsye se çlirimtarët tonë, Ushtria Çlirimtare e Kosovës sot po trajtohet në Hagë padrejtësisht”,-tha Bahtiri.

“Prandaj shpifjet më të ulëta që i bën dikush me qëllime të caktuara, nuk i takojnë Bashës dhe për atë jemi këtu që të mbrojmë deri në fund në emër të gjithë qytetarëve të Mitrovicës por edhe shumë qytetarë të tjerë te Kosovës sepse e kemi nip dhe si i tillë ka dhënë një kontribut të veçantë për Kosovën dhe unë e falenderoj përzemërsisht por njëkohësisht i uroj dhe sukses në punën e tij të palodhshme dhe kontributi i tij nuk harrohet në Kosovë dhe shpifjet e dobëta prej disa njerëzve që nuk dua të përmend emra po janë tê ulëta dhe janë të shpifura prej punët deri këtu”, nënvizoi Bahtiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat