Veliaj: Opozita mbjell panik/ Kreu i bashkisë në kombinat: Rindërtimi, së shpejti nis lagjja e dytë

Shqipëria

Veliaj: Opozita mbjell panik/ Kreu i bashkisë në kombinat: Rindërtimi, së shpejti nis lagjja e dytë

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 16:22
Erion Veliaj

Kryebashkiku i Tiranës Erion Veliaj thotë se Kombinati përmes programit të rindërtimit do të kthehet në një nga lagjet më të bukura të Tiranës.

“80% e pagesave kanë përfunduar, lagjja e parë filloi te “5 Maji”, së shpejti fillon edhe lagjja e dytë. Me të kaluar vendimi i Këshillit të Ministrave për disa shpronësime të vogla, ligji thotë që edhe ata do të rrinë në banesën e tyre, por secili, si ata që kalojnë rrugën në anën tjetër, si ata që kanë ndërtuar në atë mënyrën e tyre për të futur kokën gjatë këtyre 30 viteve, do marrë një shtëpi që vlen më shumë dhe do jetë zotërues i një prone që ka më shumë vlerë seç ishte kur ra tërmeti. Për sa kohë që 80% e njerëzve i kanë marrë pagesat, është çështje kohe edhe për 20% tjetër, se një pjesë e madhe e tyre i ka sjellë me vonesë. I kemi pritur dhe përpara datës 31 dhjetor do t’i likuidojmë të gjitha, që të fillojmë edhe themelet këtu në Kombinat.

Udhëheqësit e opozitës thekoi Veliaj janë duke bërë politikë me  me tërmetin dhe pandeminë.

 “Të dëgjosh Monikën dhe Lulin përditë, edhe po të jesh më i shkolluari në psikologji, luan mendsh. Strategjia e tyre po duket shumë qartë, i kanë ndarë rolet: Monika mbjell panik për tërmetin, kurse Luli mbjell panik për pandeminë. “Shkolla ‘Sami Frashëri’ – tha, – do e bëjnë në Paskuqan. Aty do bëhet pallat”. Shkolla filloi të ndërtohet aty ku është”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat