Universitetet, mësim online/ Komiteti teknik për Covid: Shkollat nuk do të mbyllen

Shqipëria

Universitetet, mësim online/ Komiteti teknik për Covid: Shkollat nuk do të mbyllen

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 16:23
Pamje nga video

Nisur nga shifrat ne rritje te te prekurve me covid ne vendin tonë studentët do te vijojnë me mësimin online.

Ky është vendimi me i fundit i komitetit te ekspertëve ndërkohë që nuk ka ende një vendimmarrje ne lidhje me mbylljen e shkollave per sistemin  parauniversitar edhe pse ka rritje te numrit te nxënësve dhe mësuesve te infektuar.

Por cdo 24 orë bëhet vlerësimi dhe analizimi i situatës ndaj nuk përjashtohet mundësia që te kemi një pezullim te përkohshëm edhe per sistemin parauniveristar me riskun ne rritje te përhapjes se Covid.

Te dhënat tregojnë se situata e covid ne Shqipëri po përkeqësohet pasi tani kemi afro 300 te infektuar ne 100 mijë banorë dhe me te prekura rezultojnë femrat.

Urgjenca Kombëtare apo 127 referon tanimë se ka 440 vizita mjekësore ne banesë.

Pacientët me covid qe janë trajtuar ne spital ne momentin e daljes shoqërohen me ambulancë ne shtëpi dhe familjarët nuk duhet te sigurojnë transport privat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat