Skandali/ OFL i dërgon në burg formularin bariut që vrau gruan dhe vajzën, deklaro pasurinë

Shqipëria

Skandali/ OFL i dërgon në burg formularin bariut që vrau gruan dhe vajzën, deklaro pasurinë

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 16:41
Foto Ilustrim

Operacioni Forca e Ligjit vazhdon të prodhojë çudira duke dëshmuar edhe njëherë se e ka humbur integritetin  për të cilën u trumbetua kur u krijua. Ditën e sotme OFL u ka dërguar formularin 5 shtetasve të konsideruar me veprimtari të lartë kriminale, Por ajo që bie në sy te emrat që duhet të plotësojnë formulari është edhe një çoban dhensh.

Selam Qendro, 70 vjeç, nga Tepelena, me zanat bari duhet të vërtetojë pasurinë përballë OFL-së.

Në vitin 2000, Qendro ekzekutoi bashkëshorten dhe vajzën adoleshente.

Ngjarja ndodhi Qendro e kapi gruan duke e tradhtuar me komshiun.

Në moment gjaknxehtësie, Qendro, ekzekutoi edhe të bijën 17 vjeçare, pasi kjo e fundit doli të mbrontë të ëmën.  

Ajo që lind pikëpyetje është çfarë pasurie duhet të deklarojë nga burgu ku ndodhet, bariu Selam Qendro, kur ka 10 vite që qëndron në qeli.

Dhe nëse me rastin e Qendros a duhet të deklarojnë pasurinë të gjithë të dënuarit për krime ordinere apo edhe pasioni?

OFL, 23 nëntor: Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve: S. H., banues në Tiranë, i dënuar për veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal”, “Vjedhja me dhunë” kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe “Vjedhja”;

S. Q., banues në Tepelenë, i dënuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”; M. L., banues në Tepelenë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”: S. H., banues në Tepelenë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

G. Ç., banues në Gjirokastër, i dënuar për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat